Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Nuk mund të këndoj në këtë kohë tragjedie

Mediale Vip

Besa Kokëdhima tërhiqet nga Kënga Magjike: Nuk mund të këndoj në këtë kohë tragjedie

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:02
Besa Kokëdhima

Më datat 4, 5 dhe 7 dhjetor do të zhvillohet në Pllatin e Kongreseve, festivali “Kënga Magjike”. Nuk dihet ende nëse do të shtyhet për një moment të dytë apo do të zhvillohet në datat e planifikuara më herët. Gjithsesi, një prej këngëtareve pjesëmarrëse të këtij festivali është shprehur se do të tërhiqet nga gara pasi nuk mundet në këndojë në këtë kohë tragjedie dhe pikëllimi që po kalon Shqipëria.

“Të dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se në këtë kohë tragjedie, pikëllimi dhe paniku e kam të pamundur të performoj në datat 5-7 dhjetor në Këngën Magjike 2019. Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më dhe nuk jam në gjendje të këndoj, kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë: ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga Kënga Magjike 2019. Jam e bindur që Kënga Magjike do të bëjë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do të jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre dhe për të respketuar humbjet e pashlyeshme të tyre. Kërkoj ndjesë fansave të mi të cilët prisnin performimin tim dhe falënderoj organizatorët dhe Ardit Gjebrenë për gjithçka kanë bërë pë mua dhe kolegët e mi”,-ka shkruar Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat