Soni Malaj hap zemrën për të gjithë pas vendimit të ‘Kënga Magjike’: Në rëndesë shumë të madhe emocionale

Mediale Vip

Soni Malaj hap zemrën për të gjithë pas vendimit të ‘Kënga Magjike’: Në rëndesë shumë të madhe emocionale

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:39
Soni Malaj

Soni Malaj ka zgjedhur që me anë të një postimi në ‘Instagram’ të sqarojë për të gjithë ndjekësit e saj se pse ajo, artistët pjesëmarrës së bashku me Ardit Gjebrean vendosën që festivali i ‘Këngës Magjike’ këtë vit të bëhej pavarësisht hezitimit që kanë pasur.

“Kjo është hera e dytë që në rëndesë shumë të madhe emocionale më duhet të dal të këndoj. Secili nga ne padiskutim, duke filluar që nga Ardit Gjebrea, menduam të tërhiqemi, mos të bëhej ku festival. Por diçka më e madhe na ktheu përsëri. #këndojpërtëndërtuar. Me të ardhurat e festivalit do të ndërtohet për të pekirit nga tërmeti dhe kjo më jep forcë, për të çuar këtë mision deri në fund”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Ashtu siç kuptohet, ky moment ka qenë mjaft delikat për të gjithë artistët pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike 2019’, të cilëve do u duhet të performojnë në skenë, pavarësisht momentit kaq të vështirë që Shqipëria po kalon.

Kujtojmë se netët live të festivalit do të jenë ditët e para të muajit dhjetor, ndërsa të ardhurat e tij do të shkojnë për ndërtimin e banesave të reja për njerëzit në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat