Adrola Dushi falenderon publikisht Ardit Gjebrean: Pjesë e një kauze mjaft të rëndësishme…

Mediale Vip

Adrola Dushi falenderon publikisht Ardit Gjebrean: Pjesë e një kauze mjaft të rëndësishme…

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:41
Adrola Dushi

Adrola Dushi konfirmoi disa muaj më parë se së bashku me Ardit Gjebrean do të drejtonte festivalin e 19-të ‘Kënga Magjike’.

Pas ndodhive të ditëve të fundit dhe dyshimeve që Gjebrea ka ndjerë nëse duhet ta bënte apo jo festivalin, Adrola ka zbuluar se është shumë e lumtur që do të ngjitet në skenë për një motiv të veçantë.

“Këndoj për të ndërtuar. Faleminderit Ardit Gjebrea për mundësinë që po i jep të gjithë artistëve për të qenë pjesë e një kauze mjaft të rëndësishme. Mu muzikë mund të ndryshojmë botën, të gjithë bashkë. Unë jam krenare që do të ngjitem në atë skenë ku do të këndohet për të ndërtuar. Bashkë mundemi”, ka shkruar Adrola krah postimit të saj më të fundit ku duket se Arditi ka takuar nga afër njerëzit e dëmtuar nga tërmeti.

Kujtojmë se vetëm disa orë më parë, këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima vendosi të tërhiqet nga konkurrsi megjithatë Gjebrea i ftoi të gjithë të mos dorëzohen, por të këndojnë së bashku për të ndërtuar shtëpitë që u shkatërruan nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat