Morena Taraku merr përsipër shpenzimet për operimin e një vogëlushi në dy sytë

Mediale Vip

Morena Taraku merr përsipër shpenzimet për operimin e një vogëlushi në dy sytë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:41
Morena Taraku

Morena Taraku ka bërë edhe një gjest humanitar.

Morena Taraku tash e sa ditë ka kontribuuar në forma të ndryshme për rastin në Shqipëri.

Së fundi, ajo ka deklaruar se merr përsipër shpenzimet e operimit të një djaloshi, i cili do të operohet në dy sytë.

“Unë babai i Yll Idrizit, kërkoj që të ndihmohet djali im që do të opersohet në dy sytë në spitalin sistina në Maqedoni. shuma e pagesës kushton 3500 euro! Gjë që për mua dhe familjen time është shumë e vështirë, kush mundet të na ndihmoj për operimin e djalit tim ndjehemi falenderues, parat mundeni ti transferoni në gjirollogarin në banken Raiffaisen Bank…”, shkroi babai i vogëlushit.

Ndërsa, këngëtarja publikisht trefoi “Kete rast e marr une persiper per operimin e engjullit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat