Capital T: Kosovë të dua për krejt çka ke ba për nanën Shqipëri

Mediale Vip

Capital T: Kosovë të dua për krejt çka ke ba për nanën Shqipëri

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:43
Capital T

Trim Ademi i njohur me emrin artistik si Capital T, ka vendosur që të tregojë se sa krenar është për mobilizimin që shqiptarët nga Kosova kanë bërë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Këtë artisti e ka bërë përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

“Ditë të mira po vijnë… Jom super krenar me çka kem arrite për këto ditë pune, Kosovë të dua për krejt çka ke ba për nanën Shqipni”, ka shkruar ai ndër të tjera, duke treguar se depot në Shqipëri janë të mbushura  me ndihma.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Better days are coming... ?? Jom super krenar me qka kem arrite per kto dite pune, KOSOVE te duaaa per krejt çka ke ba per nanen SHQIPNI ????. Mendoj qe euforia, paniku edhe emergjenca ka kalu ato zona qe une i kom vizitu edhe pa termet pak a shume kan pase nevoja te njejta, depot jane full n’Shqipni tash procesi do te jete i gjate me vjet per me u kthy ne normalitet e na duhet me u fokusu ma shume te ata te cilet strehohen ne Kosove momentalisht me ju siguru krejt çka ju duhet per ni periudhe ma te gjate sa kan me nejt e qe ska me qene 3-4 dite, shfrytzoj rastin mi falenderu ata qe kan bashkpunu me mu krejt kete kohe e i jane pergjigj thirrjes tem si grupi i ngushte ne Kosove po edhe 2-3 grupe me studente ne Shqiperi qe ishin dite e nate ne dispozicion me kontribu kudo qe kishte nevoje.

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Më tutje, rep-artisti i ka këshilluar ndjekësit që duhet të fokusohen në personat e strehuar në Kosovë, për tu siguruar gjërat që ata kanë nevojë.

“Shfrytëzoj rastin mi falënderua ata që kanë bashkëpunua me mua krejt këtë kohë, e i janë përgjigj thirrjes tem, si grupi i ngushtë në Kosovë, po edhe 2-3 grupe me studentë në Shqipëri që ishin ditë e natë në dispozicion me kontribu kudo që kishte nevojë”, ka përfunduar shkrimin artisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat