Inva Mula zbulon emrat e artistëve që i ajanë bashkuar nismës së saj

Mediale Vip

Inva Mula zbulon emrat e artistëve që i ajanë bashkuar nismës së saj

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 23:20
Inva Mula

Inva Mula në Top Channel ka folur për nismën ndërmarrë për të kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti.

“Koncerti do mbahet në Durrës. Shumë më thonë se kush do vijë në Durrës për këtë koncert, pasi Durrësi tani është një qytet fantazmë. Është moment që Tirana të shkojë në Durrës. Tirana duhet të dalë në mbështetje të Durrësit.

Dua të jem e qartë me datën. Koncerti do mbahet me datë 8 dhjetor. Sapo dëgjuan për nismën të shumtë janë ata artistë që më kanë shkruar. Irma Libohova, Eranda Libohova, Aurela Gaçe, Denis Vishka, Mirush Kabashi, Xhevat Mani e shumë të tjerë që janë ofruar për këtë kontribut të cilët mund të janë artistët”, tha Inva Mula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat