DiCaprio mohoi akuzat e Bolsonaro për zjarrvënie - Bota Sot
DiCaprio mohoi akuzat e Bolsonaro për zjarrvënie

Mediale Vip

DiCaprio mohoi akuzat e Bolsonaro për zjarrvënie

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 17:21
Leonardo DiCaprio, Jair Bolsonaro

Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio ka hedhur poshtë akuzat e presidentit brazilian Jair Bolsonaro se ai u ka dhënë donacione disa organizatave jofitimprurëse që sipas Bolsonaro qëndrojnë prapa zjarreve në pyjet e Amazonës.

"DiCaprio është një djalë i lezetshëm, a nuk është ai? Ai jep para për zjarrvënien në Amazona ”, u tha Bolsonaro përkrahësve të tij kohët e fundit, raporton AP.

Organizata mjedisore e Dicaprio ka premtuar 5 milionë dollarë ndihmë për të mbrojtur Amazonën, pasi zjarret e egra shkatërruan pjesë të mëdha të pyjeve në korrik dhe gusht.

Aktori amerikan dhe aktivisti mjedisor ka mohuar pretendimet e Bolsonaro, se ai ka financuar organizatat, megjithëse beson se ata ia vlen të mbështeten, raporton BBC.

"E ardhmja e këtyre ekosistemeve të pazëvendësueshëm është e kërcënuar dhe unë jam krenar që jam pjesë e grupeve që i mbrojnë ata," tha DiCaprio.

Ai falënderoi qytetarët e Brazilit që punojnë për të ruajtur trashëgiminë e tyre natyrore dhe kulturore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat