Dua Lipa tregon arsyen e fshirjes së fotografive në Instagram, para publikimit të këngës “Don’t Start Now”

Mediale Vip

Dua Lipa tregon arsyen e fshirjes së fotografive në Instagram, para publikimit të këngës “Don’t Start Now”

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:35
Dua Lipa

Rrjetet sociale janë shndërruar në një mjet kyç për të gjithë të famshmit, duke i përfshirë muzikantët, të cilët duan ta promovojnë punën dhe brendin e tyre.

Mirëpo, ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka treguar se ishte tërhequr nga ky trend para se ta publikonte hitin e saj më të fundit, “Don’t Start Now”.

Para publikimit të këngës së re, shqiptarja e famshme fshiu gjithçka që kishte në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa kur është pyetur nga emisioni Fitzy & Wippa në një radio australiane për arsyen e fshirjes, ajo ka thënë se kishte dashur t’ia dëshmonte vetes se “rrjetet sociale nuk janë reale”

“(Fshirja e postimeve) ishte më shumë argëtuese. Po nisja një album të ri, doja të filloja e freskët, ato kujtime do të jenë gjithmonë aty. Unë jetoj përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë”.

“Mendoj se duhej hequr atë çmueshmëri, sepse mendoj se njerëzit ndjejnë shumë tepër për rrjetet sociale dhe kjo ishte në një mënyrë arsyeja pse e bëra”, ka treguar 23-vjeçarja.

Më tej, autorja e hitit “New Rules” ka thënë se, sidoqoftë, njerëzit duhet t’i përdorin rrjetet sociale ashtu si duan vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat