Pavarësisht dhuratave luksoze, Khloe Kardashian nuk pranon të rikthehet me Tristan Thompson

Mediale Vip

Pavarësisht dhuratave luksoze, Khloe Kardashian nuk pranon të rikthehet me Tristan Thompson

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:33
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të këtij viti, pasi basketbollisti tradhëtoi yllin e televizionit me Jordyn Woods. Megjithatë Tristan është penduar për atë çfarë ka bërë dhe së fundmi e ka surprizuar Khloe-n në mënyrën më të bukur.

Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians” Khloe tregon se ka marrë disa dhurata mjaft luksoze nga ish-partneri për 35-vjetorin e lindjes. Përpara ditëlindjes së saj, Khloe ka treguar se Tristan i ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer sërish me të.

“Së fundmi Tristan më ka thënë se i vjen keq dhe se më do dhe më vlerëson. Por tani, e vetmja gjë që mund të pranoj është prindërimi i përbashkët. Unë e di që Tristan do më shumë se kaq, por unë nuk dua”, ka thënë Khloe në “Keeping Up With The Kardashians”. Megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar Tristan që ta rifitojë sërish zemrën e ish-partneres, sepse gjatë një udhëtimi në Connecticut, Khloe mori si dhuratë një varëse diamanti prej tij.

Ajo ka treguar se për këtë gjë e ka vënë në dyshim nëse duhet t’i pranoj apo jo dhuratat e tij luksoze. “Jam konfuze nëse duhet ta mbaj apo jo. Thjesht dua të sigurohem që ai nuk po pret më shumë prej meje.

Është një gjest shumë i sjellshëm dhe i ëmbël, por nuk do të thotë se një varëse diamanti do të rregulloj gjithçka”, është shprehur Khloe. Më pas ai i ka dhuruar edhe një unazë diamanti, të cilën ylli i televizionit nuk e ka pranuar. Tristan e ka tradhëtuar disa herë Khloe dhe prandaj ajo e ka të vështirë të pranojë faljen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat