Kush e shtyu Anxhela Peristerin të merrte pjesë prapë në “Kënga Magjike”?

Mediale Vip

Kush e shtyu Anxhela Peristerin të merrte pjesë prapë në “Kënga Magjike”?

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Anxhela Peristeri

Në vitin 2017, Anxhela zuri vendin e parë në “Kënga Magjike” me këngën “E çmendur” dhe tani u rikthye në edicionin e këtij viti.

Anxhela për herë të parë bashkëpunoi me treshen e shumëkërkuar Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov për këngën “Dikush i Imi”.

Pikërisht bashkëpunimi me këtë treshe e shtyan atë të hyjë përsëri në garë në “Kënga Magjike”.

“Është hera e parë që bashkëpunoj me ta. Ishte një bashkëpunim shumë i bukur për mua do bëjë edhe bashkëpunime të tjera sigurisht me Armendin sepse ai është një nga kompozitorët dhe artistët e mi të preferuar.” – shprehet Anxhela duke vazhduar, “Kjo ishte këngë që duhet kënduar në atë skenë, kishte të gjitha parametrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat