Pas ngjarjes tragjike të familjarëve të saj, Evi Reçi rikthehet në punë: Asgjë nuk ka rëndësi sa jeta - Bota Sot
Pas ngjarjes tragjike të familjarëve të saj, Evi Reçi rikthehet në punë: Asgjë nuk ka rëndësi sa jeta

Mediale Vip

Pas ngjarjes tragjike të familjarëve të saj, Evi Reçi rikthehet në punë: Asgjë nuk ka rëndësi sa jeta

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 23:25
Evi Reçi

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Evi Reçi humbi disa nga personat e saj më të afërt. Xhaxhai i saj së bashku me familjen e tij humbën jetën nën rrënoja dhe dhimbja për Evin ishte shumë e madhe. Përveç tyre u nda nga jeta edhe një nga mikeshat më të mira të fëmijërisë së moderatores, Diena, ndaj kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella tek Evi. Përmes postimeve në rrjete sociale ajo shprehu publikisht dhimbjen për ndarjen e tyre nga jeta, duke treguar sa keq e ka përjetuar këtë moment.

Megjithatë asaj i është dashur të vazhdojë të ecë përpara dhe t’i rikthehet sërish punës e rutinës së përditshme. Ditën e sotme Evi është rikthyer sërish në ekran, por e veshur me të zeza kokë e këmbë, diçka që simbolizon zinë dhe dhimbjen për jetët e humbura. Reçi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të saj dhe përkrah ka shkruar: “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta. Bashkë, më të fortë se kurrë!“.

Në këtë mënyrë Evi ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë se jeta vazhdon dhe se duhet të përballojmë me forcë çdo sfidë të saj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat