'Po ti si pronare ku ishe kur ra tërmeti', Sara Hoxha i kthehet keq ndjekësit që sulmoi Lorin

Mediale Vip

'Po ti si pronare ku ishe kur ra tërmeti', Sara Hoxha i kthehet keq ndjekësit që sulmoi Lorin

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 06:34
Lori dhe Sara Hoxha

Në ditë të vështira si këto që po kalon vendi ynë, solidariteti i njerëzve, shoqatave, por sidomos i personave të famshëm e me reputacion publik shqiptarë apo të huaj ka qenë i jashtëzakonshëm. Sigurisht, që tërmetet janë fenomene të paparashikuara, por që për pasojat që sjellin në jetët e njerëzve, e sidomos të prekurve direkt nga goditja, gjurmët mbeten të pashlyeshme për shumë kohë më pas. Këto dy ditë, ka qenë Lori Hoxha, trashëgimtarja e pasur e Top Channel që përmes postimesh dhe dedikimesh të ndjera i ka ftuar njerëzit që të reflektojnë, ndërkohë që pas transmetimeve maratonë të Top-it, ajo vendosi që ta bëjë publike mirënjohjen për punën e palodhur të gazetarëve, operatorëve, drejtuesve të emisioneve në studiot televizive, me pak të të gjithë atyre që punojnë në këtë televizion.

Përmes një fotoje vërtetë të bukur, ku shfaqej fotografi i Top-it Erblini bashkë me djalin në krahë në studiot e televizionit, Lori shkroi një status të gjatë në shenjë falënderimi:

"Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan nëpër rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo moment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë dhe mund të madh. Në kohën kur mësimi në shkolla u anullua, por fëmijët e stafit, si shumë fëmijë të tjerë ishin në panik nga lëkundjet, zgjidhja më e mirë ishte që ata të rrinin bashkë me prindërit, edhe nëse atyre u duhej të punonin për një qëllim më të madh. Mbase kjo nuk është idealja, por në të tilla katastrofa kupton se vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon! Mirënjohëse të gjithë stafit vetëmohues të Top Channel dhe të gjithë atyre që sakrifikuan sado pak nga “normaliteti” i tyre për t'i bërë më pak të vështira këto ditë…”, shkroi ajo.

Mjaftoi kaq dhe në komentet e ndryshme nisën sulmet që e atakonin atë me statusin e pronares se i kishte ikur tragjedisë dhe katastrofës natyrore diku në vendet e Europës.

Një ndjekës i shkruan Lorit: "Po ti si pronare ku ishte, apo në ndonjë qytet europian duke ngrënë"? Përgjigjen fansi e ka marrë nga Sara Hoxha, e cila duket se nuk ja ka përtuar aspak ndjekësit dhe komentit të tij. Në mënyrë direkte ajo i shkruan: "Në katin e 15-të, me dy fëmijë të vegjël. Pa merak, se tërmeti nuk na lajmëron as ne "pronarët", i shkruan Sara duke i vënë theksin faktit se dukuri të tilla natyrore prekin njësoj, këdo pavarësisht statusit!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat