Olta Gixhari rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti

Mediale Vip

Olta Gixhari rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 09:01
Olta Gixhari

Olta Gixhari ishte bashkë me prindërit e saj kur tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë.

Në një lidhje direkte nga Franca, aktorja e njohur Olta Gixhari ka rrëfyer për emisionin e pasdites “Ftesë në pesë” për tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit 6.3 ballë që tronditi Shqipërinë.

Ajo ndodhej së bashku me prindërit në banesën e saj në katin e shtatë dhe mes lotësh rrëfen ndjesitë e hidhura të asaj dite.

Aktorja tregoi se kishte luftuar së bashku me prindërit për të dalë jashtë shtëpisë, mirëpo mobiljet dhe orendi të mëdha të shtëpisë shkuleshin e binin përtokë, duke e bërë të pamundur hapjen e derës.

Kështu, ata ishin dorëzuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin e duke u lutur, ndërkohë që nuk kishin as energji elektrike.

Olta tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet në banesën e saj derisa ajo të shpallet e pabanueshme ose jo, ndërsa po qetësohet pas kësaj traume jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat