Morena Taraku për disa vite kishte arritur të rrëmbejë disa tituj të bukurisë, por ajo njihet edhe si këngëtare, me disa këngë që ka publikuar.
Ajo njihet si një personazh mjaft atraktiv edhe nëpër rrjetet sociale, për shkak të paraqitjeve që bën dhe jetës luksoze që bën.
Morena së fundmi, ka shkuar pranë të prekurve nga tërmeti nëpër zonat e Shqipërisë.
“Eh ma dhasht zoti ti jem pranë gjithmonë në jetë atyre që ju duhet ndihma e buzëqeshja. Kjo është diçka që s’kam fjalë ta përshkruaj se çfarë dashnie më dhanë këta fëmijë, se kam ditur a shkova unë tek ata a erdhën ata tek unë”, ka shkruar mes emocionesh Morena.