Noizy nderohet me mirënjohje për mbështetjen ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta

Mediale Vip

Noizy nderohet me mirënjohje për mbështetjen ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:18
Noizy

Noizy shumë herë ka treguar edhe anën e tij humane.

Ditët e fundit, reperi ka qenë shumë aktiv bashkë me vullnetarët, duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Gjatë ditës së djeshme, Noizy mori pjesë në marshin e organizuar me rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi të Veçanta.

Madje, ai mori edhe mirënjohje nga Bashkia e Fierit, për mbështetjen e dhënë për fëmijët me aftësi të veçanta të Qendrës Horizont.

“Çertifikatë Mirënjohjeje i jepet Z.Rigels Rajku (Noizy). Me motivacion: “Për humanizmin, sensibilitetin, kontributin dhe mbështetjen e dhënë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara të Qendrës Horizont”, shkruhet në mirënjohjen dhënë reperit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat