Dua Lipa shpërblehet me çmim në Japoni, dhuron performancë mahnitëse

Mediale Vip

Dua Lipa shpërblehet me çmim në Japoni, dhuron performancë mahnitëse

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:05
Dua Lipa

Dua Lipa mori pjesë në eventin “Mnet Asian Music Awards”.

Dua Lipa së fundi ka udhëtuar në Japoni, për të qenë pjesë e eventit “Mnet Asian Music Awards”.

Këngëtarja ka performuar këngën “Don’t Start Now” bashkë me një grup balerinash, ku dhuroi performancë plot energji.

Po ashtu, ajo është shpërblyer me çmimin “International Favourite Artist 2019”, meqë rast u shpreh shumë e lumtur.

Për ndryshe, Dua së fundi ka lansuar linjën e bluzave në bashkëpunim me “Bond”, ndërsa paratë e fituara nga shitjet do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat