Rina, motra e këngëtares shqiptare, fytyra e fushatës së Red Valentino

Mediale Vip

Rina, motra e këngëtares shqiptare, fytyra e fushatës së Red Valentino

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:31
Rina Lipa

Ka nisur jë kapitull i ri për markën Red Valentino, e cila sapo ka njoftuar fushatën e re reklamuese ‘Resort 2020’, me një fytyrë të re e jo shumë të njohur: Rina Lipa.

Londinezja me origjinë shqiptare, vetëm 18-vjeç e ndanë karrierën e saj mes roleve si aktore, modele, këngëtare dhe stiliste, pra një talent i shumanshëm, që ka të ngjarë të jetë një karakteristikë familjare.

Rina Lipa, me siguri ju tingëllon emër i njohur dhe ka një arsye përse. Ajo është motra e Dua Lipës, yllit të muzikës me afro 37 milionë ndjekës në Instagram dhe e dashura aktuale e Anwar Hadid.

Nuk është aspak çudi që Red Valentino të ketë zgjedhur Rinën si protagoniste e një sërë fotosh e videosh, të cilat vijnë si një dozë nostalgjie për vitet ’90. Videoja të kujton një mbrëmje tipike mature apo ballon e fundit të vitit, e sjel në një kontekst rimantik e melankolik me Rinën që vallëzon, reciton dhe performon me një shikim të pafajshëm por provokues që e karakterizon.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat