Shtatzënë në moshën 40-vjeçare, aktorja turke jep lajmin e ëmbël

Mediale Vip

Shtatzënë në moshën 40-vjeçare, aktorja turke jep lajmin e ëmbël

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 17:50
Feride Çetin

Feride Çetin, aktorja e njohur turke është shtatzënë për herë të parë.

40-vjeçarja e njohur për rolin e saj në serialin “Hercai” dha lajmin e gëzuar në një postim të dedikuar në Instagram ku kishte publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja nuk ka zbuluar ende gjininë e fëmijës që pret por nuk ka nguruar të ndajë me publikun lumturinë për këtë shtatzëni.

Feride Çetin është e martuar me skenaristin Murat Ozer në një ceremoni martese që u organizua vetëm në tetor të këtij viti.

40-vjeçarja është e njohur për rolin e Zehra, mamasë së Rjanit në serialin turk “Hercai”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat