Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ditë më parë erdhi enkas nga Turqia në Shqipëri, për t’i vizituar nga afër të prekurit nga tërmetet e fundit që goditën vendin.
Ajo ditën e martë së bashku me reperin Stresi vizituan Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku i gëzuan fëmijët me prezencën e tyre.
Morena ndërkohë ka qëndruar edhe ditën e mërkurë në Shqipëri, ku ka realizuar vizita të tjera te familjet nevojtare.
Bukuroshja publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej me disa nga pjesëtarët e një familjeje të prekur nga tërmetet, së cilës ka vendosur t’u rindërtojë shtëpinë.
Ajo shkruan se këtë vendim e mori duke parë gjendjen e vështirë të shqiptarë dhe duke bashkëndier nga afër me ta pasojat nga tragjedia e fundit.