Justin Bieber kërkon falje për komentet raciste të adoleshencës: Isha i paedukuar

Mediale Vip

Justin Bieber kërkon falje për komentet raciste të adoleshencës: Isha i paedukuar

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 06:41
Justin Bieber

Justin Bieber ka folur së fundmi për të shkuarën e tij si adoleshent dhe për komentet raciste që bënte herë pas here. Ditën e djeshme këngëtari publikoi një foto me shprehjen “Qëndroni kundër racizmit” dhe përmes saj ka treguar se vazhdon të jetë i penduar për ato çfarë ka thënë më parë. “Kur isha i ri, isha i paedukuar dhe thosha gjëra që i lëndonin të tjerët pa ditur fuqinë e fjalëve të mia. Racizmi është ende i përhapur dhe dua të përdor zërin tim për të kujtuar se ne jemi të gjithë qenie humane dhe të gjithë me vlera të barabarta para Zotit”, ka shkruar Justin në postimin në ‘Instagram’. Edhe më herët këngëtari ka treguar se falë familjes dhe miqve të tij u rrit dhe mësoi si të kërkonte falje kur bënte shaka që i lëndonin vërtetë të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat