Reperi Mozzik ka shkuar në Zvicër për të takuar Hanën, njëkohësisht dhe nënën e saj, Loredanën.
Pas ndarjes, çifti ruajti kontakte në mënyrë që vogëlushja e tyre të rritej e lumtur me dashurinë e të dy prindërve.
Me anë të dy fotografive në Instastory, Mozzik ka treguar se po luan me Hanën e vogël.
Loredana nuk duket askund dhe nuk dihet nëse janë në shtëpinë e saj apo në ndonjë hotel ku ndodhet reperi.
Para pak kohësh, u përfol se ata nuk janë ndarë asnjëherë por po e bëjnë të gjithë këtë për reklamën. Por artistët nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë.