Familja e Arbanës i strehoi gjatë Luftës, gruaja nga Peja kërkon t’i kthejë nderin!

Mediale Vip

Familja e Arbanës i strehoi gjatë Luftës, gruaja nga Peja kërkon t’i kthejë nderin!

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Arbana Osmani

Pasi tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit goditi Shqipërinë, solidariteti i menjëhershëm i Kosovës ka qenë tejet prekës, duke na dhënë të gjithëve një shpresë se fatmirësisht nuk jemi vetëm.

Vëllezërit nga Kosova duket se nuk mund ta harronin atë çka bëri Shqipëria për ta në vitin 1999, dhe ky ishte rasti për të kthyer nderin duke u ardhur në ndihmë moralisht e materialisht të prekurve nga tërmeti.

Arbana Osmani ka marrë një mesazh në rrjetin social facebook, nga një zonjë nga Peja të cilën duket se familja e moderatores  e ka strehuar në shtëpinë e tyre gjatë kohës së luftës.

Shqipja e pyet Arbanën nëse familja është mirë pas rënies së tërmetit, si dhe i ofron ndihmën e saj nëse ata kanë nevojë.

Arbana e ka ndarë këtë mesazh me ndjekësit në rrjete sociale, duke u shprehur se këto rreshta të shkruara nga Shqipja ja kanë ngrohur zemrën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat