Eneda e “injoroi”, por Fifi ia kthen në një tjetër mënyrë

Mediale Vip

Eneda e “injoroi”, por Fifi ia kthen në një tjetër mënyrë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:50
Eneda/ Fifi

Sonte po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”.

Festivali “Kënga Magjike” këtë vit është më i veçantë, pasi me paratë e grumbulluara nga biletat, synohet ndërtimi i një shtëpie për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Njëra prej artisteve që sonte performoi në skenën e “Këngës Magjike”, është edhe Eneda Tarifa.

Ajo bashkë me Fifin, njihen si dy prej garueseve më të forta të këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”.

Të njëjtën gjë që po e bën Fifi, nuk e ka bërë Eneda dje për të, ngase derisa përkrahte shumë artistë duke publikuar video të tyre në InstaStory, mungonin ato të Fifit. Por, kjo nuk duket të jetë e qëllimshme.

Teksa Eneda po performonte, Fifi ani pse e ka konkurrenten më të fortë, e mbështestet publikisht, duke e filmuar dhe videot i publikoi në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat