Amarda Toska i dedikon disa fjalë Fadil Berishës: Njeri i përveçëm me zemër të madhe

Mediale Vip

Amarda Toska i dedikon disa fjalë Fadil Berishës: Njeri i përveçëm me zemër të madhe

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:08
Amarda Toska

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi prej disa ditësh po qëndrojnë në New York, duke qenë se ditën e nesërme do të shfaqet në kinematë amerikane filmi “2 gisht mjaltë”.

Me këtë rast çifti i njohur kanë takuar edhe mikun e tyre prej disa vitesh, Fadil Berishën. Ami dhe Ermali kanë vizituar fotografin e njohur, me të cilin kanë pasur fat edhe të bashkëpunojnë. Për këtë arsye duke e njohur mirë Fadilin, Ami i ka dedikuar disa fjalë.

“Tek ambasada e shqiptarëve në New York. Fotot e para me mjeshtrin i kam në vitin 2008 këtu në New York. Përsëri vij këtu dhe gjej të njëjtën ngrohtësi, energji e njerëz të talentuar që punojnë me pasion.

Sepse Fadili është njeri i përveçëm me një zemër të madhe për të gjithë artistët shqiptarë të mëdhenj e të vegjël! Krenar për ty mjeshtër!”, ka shkruar Ami përkrah një fotografie me Fadil Berishën.

Pavarësisht se Berisha jeton shumë kilometra larg vendit të tij, personazhet e njohur shqiptarë që kanë mundur ta njohin nga afër gjithmonë kanë shprehur mirënjohjen për punën e tij perfekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat