Kim Kardashian i surprizon të gjithë me këtë ‘selfie’ krah vajzës së vogël

Mediale Vip

Kim Kardashian i surprizon të gjithë me këtë ‘selfie’ krah vajzës së vogël

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:15
Kim Kardashian dhe North

Ndonëse Kim përpiqet të publikojë gjithmonë fotot në formën më perfekte, kjo nuk ka ndodhur në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’. Miliarderja ka publikuar një ‘selfie’ krah vajzës së saj 6-vjeçare, North duke bërë të dyja disa fytyra ‘qesharake’.

Kardashian e ka shoqëruar foton me disa emoji të qeshurash, duke treguar kështu gjendjen në të cilën ndodheshin. Fansat e familjes së njohur nuk kanë hezituar të komentojnë duke komplimentuar secili ekspresivitetin e të voglës North, e cila shpeshherë ka fituar vëmendjen e të gjithëve për këtë arsye.

Kujtojmë se Kim është mama edhe e 3 fëmijëve të tjerë, Chicago, Saint dhe Psalm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat