Kourtney Kardashian bashkohet me ish-partnerin, dyshja kalojnë mbrëmjen me njëri-tjetrin

Mediale Vip

Kourtney Kardashian bashkohet me ish-partnerin, dyshja kalojnë mbrëmjen me njëri-tjetrin

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:17
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian është rikthyer sërish në krahët e ish-partnerit të saj, Younes Bendjima. Ylli i televizionit është shfaqur në Miami përkrah ish të dashurit dhe të dy dukeshin të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata të dy janë parë duke festuar në vend ku shkojnë vetëm personazhe të famshëm dhe “TMZ” ka arritur të sigurojë një foto të tyre. Në imazhet e publikuara shihet edhe Kendall Jenner përkrah një DJ, ndërsa Kourtney duke buzëqeshur.

Një sy i mprehtë ka treguar për “TMZ” se Kourtney dhe Younes dukeshin si çift bashkë, duke qenë se kanë qëndruar gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Nuk është e qartë nëse ata kanë shkuar apo janë larguar bashkë nga ‘club-i’, por duket se marrëdhënia mes tyre është perfekte.

Kourtney dhe Younes u ndanë në gusht të 2018-tës dhe kjo nuk është hera e parë që ata të dy shfaqen përkrah njëri-tjetrit pasi i dhanë fund lidhjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat