Pas tërmetit të datës 26 nëntor, Angela Martini viziton nga afër qytetin e Durrësit

Mediale Vip

Pas tërmetit të datës 26 nëntor, Angela Martini viziton nga afër qytetin e Durrësit

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:51
Angela Martini

Lajmi i tërmetit në datë 26 nëntor bëri bashkë shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të famshëm ose jo për të dhënë kontributin e tyre për njerëzit e dëmtuar nga kjo tragjedi. Një prej emrave që reagoi menjëherë duke dhënë kontributin e saj ishte dhe modelja Angela Martini, e cila dërgoi ndihmat e para duke strehuar njerëzit që kishin nevojë.

Së fundmi ajo ka vendosur ta vizitojë nga afër qytetin e Durrësit duke parë dhe gjendjen aktuale të tij. Modelja ka ndarë disa video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ditën e sotme ku duken pallatet e dëmtuar të qytetit.

Angela ka treguar se është lënduar shumë nga kjo situatë, megjithatë me ndihmën e të gjithëve mund të përmirësohet çdo gjë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat