Tjetër akuzë ndaj R Kelly, pagoi ryshfet për tu martuar me këngëtaren minorene

Mediale Vip

Tjetër akuzë ndaj R Kelly, pagoi ryshfet për tu martuar me këngëtaren minorene

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:53
R. Kelly

R. Kelly është akuzuar se korruptoi një zyrtar qeveritar për të marrë një dokument identifikimi fals që të martohej me një vajzë nën moshë në vitin 1994.

Vajza, e identifikuar në dokument si Jane Doe, mendohet  se është këngëtarja Aaliyah.

Ata u martuan kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe ndërsa R. Kelly, 27 vjeç. Por në certifikatë mosha e Aaliyah u shënua 18 vjeç.

R. Kelly gjithashtu po përballet me disa akuza për abuzim seksual dhe gjyqet do mbahen vitin e ardhshëm në Çikago e New York. 

Por këngëtari i ka mohuar të gjitha akuzat.

Aktakuza më e fundit penale u ngrit nga prokurorët federale në Brooklyn, New York.

Sipas akuzave, R Kelly dhe shoqëria e tij drejtuan rreth ku rekrutoheshin gra dhe vajza nën moshë për veprimtari seksuale të paligjshme.

R. Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kelly, akuzohet tashmë se i pagoi ryshfet një punonjësi të qeverisë në Illinois për të marrë një dokument fals.

Ky identifikim u përdor më pas për të marrë një licencë martese ku mosha e vajzës shkruhej 18-vjeçe, raporton New York Times.

Sipas dokumenteve të gjykatës ryshfeti u pagua më 30 gusht 1994, vetëm një ditë para marrjes së licencës së martesës me Aaliyah.

Martesa e tyre u anulua muaj më vonë sepse adoleshentja, emri i plotë i të cilës ishte Aaliyah Dana Haughton, ishte nën moshë.

Këngëtarja vdiq në një aksident ajror në vitin 2001. Albumi i saj i parë, Age Ain't Nothing But a Number, u prodhua dhe u shkrua nga R. Kelly.

Steven Greenberg, avokati i R. Kelly, tha për ABC News në fillim të këtij viti se klienti i tij nuk e dinte se Aaliyah ishte 15 vjeç kur u martuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat