Pasi ra pre e bullizmit për shkak të Fedez, këngëtari i njohur reagon ashpër

Mediale Vip

Pasi ra pre e bullizmit për shkak të Fedez, këngëtari i njohur reagon ashpër

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Fedez

Në mediat italiane vazhdon të diskutohet ende përplasja mes këngëtarit të famshëm Tiziano Ferro dhe reperit Fedez. Debati mes tyre filloi kur në një këngë të 2011-ës, Fedez bullonte Ferro-n për shkak të orientimit të tij seksual. Pak kohë më parë, Tiziano, gjatë prezantimit të albumit të tij të ri, riktheu sërish në vëmendje bullizmin që këngëtarë si Fedez nxisin.

“Që një idhull adoleshentësh të tallet me mua në këtë mënyrë, është një akt shumë i rëndë bullizmi, jo vetëm përkundrejt meje”, -u shpreh Ferro.

Pas kësaj Fedez i kërkoi publikisht falje këngëtarit, por ky i fundit nuk ka reaguar duke lënë të kuptohet që nuk e ka pranuar faljen.

Së fundmi, në një intervistë për “Corriere della sera”, me shumë mundësi duke marrë spunto nga falja publike që Fedez bëri, Tiziano Ferro ka folur sërish për bullizmin, për peshën që kanë fjalët dhe për pasojat që vijnë.

“Është e njëjta gjë si 30 vite më parë, kur në shkollë më thërrisnin me fjalë të caktuara. Falja nuk mjafton më. Mënyra si kërkohet falje është gjithmonë e njëjta. Janë të njëjtat justifikime. Jam lodhur duke parë njerëz që pëlqejnë postime që tregojnë lajme që një vajzë apo një djalë ka vrarë veten për këto arsye (për shkak të bullizmit). Shumë fjalë kanë peshë, të gjitha fjalët kanë peshë, edhe fjala ‘më fal’. Kjo nuk mund të ndodhë më”, -është shprehur Tiziano duke shtuar se njerëzit që ushtrojnë bullizmin duhet të ndiqen penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat