Devis Xherahu dhe Ertemiona e pranojnë: Momenti i duhur për fëmijë

Mediale Vip

Devis Xherahu dhe Ertemiona e pranojnë: Momenti i duhur për fëmijë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 08:06
Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani

Këngëtari i njohur Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona Mejdani ishin këtë të premte të ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Çifti kanë folur për marrëdhënien e tyre, planet për një ceremoni martesore dhe për të pasur fëmijë.

Të pyetur nëse kanë plane për të organizuar një ceremoni martesore, dyshja ka pohuar.

Devis dhe Ertemiona janë bashkë që prej 9 vitesh dhe më në fund janë gati për ta kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

Ertemiona është shprehur se Devis është në momentin e duhur për t’u bërë baba, ndërsa ky i fundit ka treguar se i do shumë fëmijët dhe do të ishte një baba shembullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat