Bebe Rexha: Burrin e dua shqiptar, do bëj dasmë tradicionale

Mediale Vip

Bebe Rexha: Burrin e dua shqiptar, do bëj dasmë tradicionale

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 08:32
Bebe Rexha

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor, i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave.

Bebe u zotua se do të ndërtojë dy shtëpi për dy familje, ndqërsa foli edhe planet për të ndërtuar njjë shkollë.

Në një intervistë për “Pasditja ime” në RTSH, e pyetur nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo nuk e kurseu përgjigjen.

“Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt. Por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time, prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, tha Bebe.

Ndërsa kur u pyet rreth dasmës, ajo u shpreh se do një dasmë tradicionale që të zgjasë pesë ditë, me lodra dhe tupana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat