Të ftuar specialë, Luana do të ketë 8 fëmijë të prekur nga tërmeti

Mediale Vip

Të ftuar specialë, Luana do të ketë 8 fëmijë të prekur nga tërmeti

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:59
Luana Vjollca

Këtë të shtunë, moderatorja Luana Vjollca do t’ia dedikojë emisionin e saj “Shiko Kush Luan” fëmijëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntori.

Tetë fëmijë do të jenë të ftuarit specialë të emisionit, të cilëve do të përpiqen t’i rikthejnë buzëqeshjen nëpërmjet lojrave të shumta argëtuese në studio.

Vetë Luana publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, krahas së cilës shkruan:

“Shiko Kush LUAN” NESER VJEN ME ME SHUME DASHURI SE ASNJEHERE ME PARE !

Nje emision i dedikuar teresisht fëmijëve të prekur nga tërmeti të cilët fatkeqësisht kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre, duke u solidarizuar me tragjedinë e 26 nëntorit që preku zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Per te dhene pak shprese , pak dashuri , pak buzeqeshje dhe gjithe energjine pozitive qe buron nga ky emision , 8 vogelushet jane te ftuarit e mi speciale dhe protagonistet e vertete e kesaj mbremje 
Faleminderit Lali Eri @erionveliaj per te gjithe gadishmerine tende ,faleminderit Artisteve te vertete @sinanhoxha_ @labinottahiriofficial @albanaosmani1 @fifi.official.fr @florjanbinaj @rezart._.veleshnja
NESER 21:00 plot emocione @shikokushluan @topchannelalbania ”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat