“Kjo ishte loja”, Renato Mekolli nuk largohet nga Hell’s Kitchen

Mediale Vip

“Kjo ishte loja”, Renato Mekolli nuk largohet nga Hell’s Kitchen

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:17
Renato Mekolli

Lajmi se shefi i kuzhinës Renato Mekolli ishte larguar nga Hell’s Kitchen dhe do të zëvendësohej nga Alsi Sinanaj ishte ndër më të komentuarat. Në fakt, e gjitha ishte një lojë e mirëmenduar.

Në fakt, Alsi mori pjesë vetëm në një episod që do të publikohet shumë shpejt.

Me anë të një postimi në Instagram, Renato la të nënkuptonte se këtë ide e kishte në bashkëpunim me Zefina Hasanin, autore e programit.

"Ndjesë për tërheqjen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të "Hell’s Kitchen" që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Topchannel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen to be continued… Alsi Sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne. Djalli im i mirë Zefina Hasani si thua? Të kthehemi në normalitet?", shkruajti Renato në Instagram.

Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Zefina duke shkruajtur se "Kjo ishte loja. Ka ende shumë për të parë sa të jetë vërdalle djalli Renato Mekolli. Dhe ai ka për të qenë vërdallë sa të ketë dhe Hell’s Kitchen në këtë vend."

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat