Këngëtarja shqiptare nënshkruan kontratë me labelin e njohur amerikan - Bota Sot
Këngëtarja shqiptare nënshkruan kontratë me labelin e njohur amerikan

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare nënshkruan kontratë me labelin e njohur amerikan

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:37
Enisa

Enisa është këngëtare shqiptare, e cila dalëngadalë po ngjitet hapave të suksesit.

Së fundi, përmes një postimi ajo bëri të ditur se ka nënshkruar me labelin e njohur “Atlantic Records”.

Ajo shprehet e lumtur që arriti këtë sukses, për të cilin thotë se ka pritur me shumë durim.

“E ngazëllyer të ju njoftoj që kam nënshkruar marrëveshjen time të parë me Atlanticrecords @highbridgethelabel. Unë kam qenë shumë e duruar, kam pritur shumë vite derisa kam hasur në ekipin e duhur, një ekip që besoi në mua si një artiste dhe njerëz që kurrë nuk donin të më ndryshojnë. Unë e kam përshkuar këtë udhëtim vetëm për vite me radhë pa menaxhment ose ekip në përgjithësi dhe jam krenar sa kam arritur vetëm – por tani unë jam shumë e ngazëllyer për të ardhmen dhe e gatshme t’i marr gjërat në tjetër nivel. Ju dua të gjithëve & faleminderit që keni qenë me mua gjatë këtij udhëtimi @stevenpaulpereira”, ka shkruar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat