Elvana apo Arilena, astrologia Meri Shehu ‘shpall’ fituesen e festivalit!!!

Mediale Vip

Elvana apo Arilena, astrologia Meri Shehu ‘shpall’ fituesen e festivalit!!!

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 09:31
Elvana Gjata dhe Arilena Ara

Festivali i RTSH-së në këtë edicion të 58-të do të vërë përballë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Por në mesin e artistëve që do të konkurrojnë çmimi i parë po diskutohet se do të ndahet midis Elvana Gjata dhe Arilena Ara.

Pikërisht për këtë u diskutua edhe në emisionin “Aperi Fest”  programi që zbulon prapaskenat e festivalit por edhe intervista ekskluzive me këngëtarët ku moderatori Eni Shehu ka pasur të ftuar astrologen e njohur Meri Shehu, i cili në bazë të shenjave të horoskopit e ka pyetur këtë të fundit se kush ka më shumë mundësi të shpallet fitues këtë vit.

E teksa shpesh është folur dhe lakuar për Arilenën dhe Elvanën, si dy pretendente për t’u shpallur fituese, Meri ka dhënë faktet e saj astrologjike për dy këngëtaret e mesa duket fati qenka në krahun e ujorit, Elvana Gjatës.

Image

Sipas Merit, ky ka qenë vit me fat për shenjën e ujorit andaj gjasat që Elvana të shpallet fituese sipas Merit janë të lartë ndërsa sa i përket Arilenës, gaforre në horoskop, nuk është fare momenti i tyre i triumfit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat