Rita Ora arrin shifra marramendëse në dëgjimin e muzikës së saj

Mediale Vip

Rita Ora arrin shifra marramendëse në dëgjimin e muzikës së saj

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:13
Rita Ora

Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Rita Ora, ka kohë që po sjellë muzikë të bukur për publikun gjithandej nëpër botë.

Me këngët e saj ajo ka arritur të bëhet një personazh mjaft i dashur dhe atraktiv për shumë fansa.

Madje së fundmi ajo ka ndarë me publikun një sukses, për të cilin ajo pa dyshim që është krenare.

Ajo ka treguar se ka arritur mbi 1 miliardë dëgjime në platformën ‘Spotify’ dhe mbi 900 milionë dëgjime në kanalin Youtube, vetëm në vitin 2019.

Shifra këto mjaft të larta, sa i përket dëgjueshmërisë dhe padyshim një vit tejet u suksesshëm për këngëtaren e lindur në Prishtinë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat