Nesër publikohen këngët e festivalit të TVSH-së, sot dihen titujt - Bota Sot
Nesër publikohen këngët e festivalit të TVSH-së, sot dihen titujt

Mediale Vip

Nesër publikohen këngët e festivalit të TVSH-së, sot dihen titujt

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 18:22
Elvana Gjata, Gena, Alberie Hadërgjonaj

Sot janë bërë të ditura edhe titujt e këngëve që do të jenë pjesëmarrëse në Festivalin e Knëgës në TVSH, i cili fillon pas dy ditësh.

Këngëtarët tanimë diheshin por jo edhe këngët dhe krijuesit e tyre.

Nesër, me 9 dhjetor, prej orës 18:00 edhe do të dihen këto këngë, deri në fund të dhjetorit kur edhe mbahet festivali.

Këngët do të plasohen në Youtube dhe prej aty do të mund të dëgjohen më pas, një format i ri ky i festivalit të fundvitit.

Arilena Ara, Elvana Gjata, Eli Fara, Era Rusi, Alberije Hadergjonaj, Aldo Bardhi, Sara Bajraktari, Olta Boka, janë disa prej emrave që do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve me 19,20 dhe me 22 dhjetor, në natën e fundit finale kur dihet fituesi.

Fituesi i festivalit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2020, në Holandë.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat