Capital T ka këtë mendim për këngën “Marova” të Fifit

Mediale Vip

Capital T ka këtë mendim për këngën “Marova” të Fifit

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 09:48
Capital T

Capital T ka disa fjalë për të “Marova”, balada e artistes së mirënjohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifit po pëlqehet tej mase jo vetëm nga publiku. Kënga e re e saj po vlerësohet shumë edhe nga kolegët e artistes së mirënjohur, ndër ta edhe këngëtari Capital T.

Ai publikoi disa storie në Instagram duke dëgjuar këtë këngë dhe e shoqëroi me një mbishkrim. “Njo prej baladave ma t’mira viteve t’fundit”, u shpreh Capo, gjersa Fifi në njëfarë mënyre e falënderoi atë për mbështetje,

Kjo ishte kënga pjesëmarrëse e Fifit në festivalin “Kënga Magjike”, ku zuri vendin e dytë. Ndonëse Filloreta Raçi mori të gjitha votat e publikut, votat e jurisë dhe artistëve përcaktuan që ajo të pozicionohet në vendin e dytë, me gjithsej 1152 vota.

Fifi deklaroi se kjo këngë ishte dedikim për një person që dikur ishte i rëndësishëm për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat