Rita Ora takohet me artistin shqiptar, ka fjalë të mëdha për të

Mediale Vip

Rita Ora takohet me artistin shqiptar, ka fjalë të mëdha për të

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:20
Rita Ora

Rita Ora gjithmonë është ndjerë krenare që është shqiptare e Kosovës.

Këngëtarja me famë në botë, së fundmi është takuar me DJ-në e njohur poashtu shqiptar, DJ Regard i cili ka arritur suksese të mëdha në fushën e muzikës.

Ajo postoi një fotografi krah tij për të treguar se ai erdhi për ta parë atë nga afër.

“Faleminderit që erdhe të më shohësh. Pra, e lumtur për ty @djregardofficial për gjithë suksesin tënd. Vazhdo me fitore dhe të shkëlqesh”, ka shkruar ajo.

DJ nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, radhitet në shumë pozita para DJ Snake i cili është ndërkombëtarisht i njohur për meloditë e tij, ndërsa menaxheri i Regard, Hajriz Bajrami, pati thënë për Prive se Regard ka pranuar disa oferta nga kompani internacionale për bashkëpunime me emra të njohur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat