Besa mbështet publikisht Elvana Gjatën në ‘Festivalin e Këngës’: Sa rrëmbyese kjo këngë

Mediale Vip

Besa mbështet publikisht Elvana Gjatën në ‘Festivalin e Këngës’: Sa rrëmbyese kjo këngë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 21:26
Elvana Gjata dhe Besa

Këtë vit Elvana Gjata konkuron në ‘Festivalin e Këngës’ me një projekt që mban titullin “Me tana”.

Pavarësisht se këngët e festivalit priteshin të prezantoheshin pasditen e sotme, ato janë publikuar në platformat muzikore dhe të gjithë kanë mundur t’i dëgjojnë.

Elvana Gjata është një ndër pretendentet për të fituar festivalin dhe gjithë fansat e saj deri më tani e kanë pritur mjaft mirë këngën. Por përveç fansave, duket se Elvana ka dhe mbështetjen e kolegëve të saj, një ndër ta është Besa Kokëdhima.

Këngëtarja ka publikuar ditën e sotme këngën e Elvanës në ‘Instagram’ dhe ka treguar publikisht se në festival mbështet vetëm atë. “Kanarina e shpirtit Elvana Gjata. Sa shqiptare, sa moderne, sa e dashur, rrëmbyese kjo këngë”, ka shkruar Besa përkrah këngës “Me tana”.

Elvana dhe Besa prej vitesh gëzojnë një raport shumë të mirë miqësor dhe në çdo rast ato kanë qenë mbështetja më e madhe e njëra-tjetrës. Kujtojmë se ‘Festivali i Këngës’ do të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në ‘Pallatin e Kongreseve’. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat