Enzo apo vogëlushi i këngëtares së njohur në Kosovë, po bën diçka të veçantë - Bota Sot
Enzo apo vogëlushi i këngëtares së njohur në Kosovë, po bën diçka të veçantë

Mediale Vip

Enzo apo vogëlushi i këngëtares së njohur në Kosovë, po bën diçka të veçantë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 13:15
Enzo apo vogëlushi i këngëtares së njohur, po bën diçka të veçantë

Kosova është burim i pashtershëm i talenteve të sferave të ndryshme, sidomos i këngëtarëve e këngëtareve të talentuar.

Image

Një emër i ri që po vjen në skenën e estradës është edhe Enzo Bucaliu! Kush është Enzo? Vogëlushi është djali i këngëtares së njohur Anduena Tahirit (drejtoreshë në A-Mol), ndërsa është nip i këngëtarit të njohur Labinot Tahiri.

Nuk thonë kot në popull se dardha pikë nën dardhë, kështu është edhe me simpatikun Enzo.    
Enzo është vetëm 9 vjeç, vjen si një rap artist i ri në moshë por shumë i talentuar, një djalosh mjaft energjik dhe shumë i apasionuar pas këngës.

Enzo është një artist i veçantë i cili synon qysh nga kjo moshë botën e show bizit, përveç se si këngëtar i talentuar ai po ashtu mundohet që të shkruaj vet tekstet e këngëve të tij.

Një djalosh simpatik të njëjtën kohë edhe qesharak, mundohet të sjell një mesazh rap për rap artistët e rritur, do të jene disse apo mesazhe inspiruese ja vlen të presim.

Image

Tani show bizit ju shtua një rap artist i vogël, të presim se çka do të na sjell Enzo në vazhdim, besoj se do të pëlqehet dhe ta duan të gjithë edhe nëse u bën "Dise".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat