Adriana me rrëfim prekës: Kur isha shtatzënë me fëmijën e katërt kuptova se kam tumor në kokë

Mediale Vip

Adriana me rrëfim prekës: Kur isha shtatzënë me fëmijën e katërt kuptova se kam tumor në kokë

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:43
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi po vazhdon të jetë një prej aktoreve më të suksesshme në trevat shqiptare.

Ajo mbrëmë ka bërë një rrëfim prekës duke folur për një nga periudhat më të vështira në jetën e saj.

E njëjta tregon se në vitin 2012 ishte diagnostikuar me tumor në kokë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

“Në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt, dhe gjithçka ka shkuar në rregull deri në momentin kur unë kisha të vjella shumë, marramendje dhe unë ia lashë fajin shtatzënisë”.

“E kuptova që nuk është puna e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, e kam një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më ka thirrur të luaj te “Kthimi”, njëhera i kam thënë jo se nuk mundem, nuk kam dashur të dij askush aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, ka thënë mes të tjerash Matoshi.

Adriana së fundmi ishte pjesë e filmit “Zana”, ku pasi përfundoi xhirimet iu desh të shkojë te psikologu për dy muaj radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat