Marie Fredriksson, këngëtarja e ‘Roxette’ vdes në moshën 61-vjeçare

Mediale Vip

Marie Fredriksson, këngëtarja e ‘Roxette’ vdes në moshën 61-vjeçare

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:04
Marie Fredriksson

Zëri prapa “It Must Have Been Love” kishte vuajtur nga problemet shëndetësore pasi i ishte nënshtruar trajtimit me rrezatim për një tumor të trurit.

Marie Fredriksson, këngëtarja e bendit të famshëm suedez Roxette, ishte një nga zërat më të njohur në vitet 1980 dhe 90-të, ndërsa ka vdekur në moshën 61- vjeçe pas një sëmundjeje të gjatë, shkruan The Guardian.

Familja e saj tha në një prononcim për Expressen, një gazetë në Suedinë e saj të lindjes: “Është trishtim i madh që ne duhet të njoftojmë se një nga artistët tanë më të mëdhenj dhe më të dashur ka ndërruar jetë”.

Ajo performoi deri në vitin 2016, kur njoftoi pensionin për shkak të efekteve të sëmundjes së saj.

Partneri i saj në Roxette, Per Gessle, shprehu dashurinë e tij për Fredriksson dhe familjen e saj duke thënë: “Gjërat nuk do jenë kurrë të njëjta”.

Ylli suedez arriti suksesin global në vitet 1990 me hitet si “The Look”, “Joyride”dhe “It Must Have Been Love”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat