Epo, Jennifer Lopez është një 50 vjeçare që bën selfie pa pikë grimi, dhe sërish shkëlqen!! - Bota Sot
Epo, Jennifer Lopez është një 50 vjeçare që bën selfie pa pikë grimi, dhe sërish shkëlqen!!

Mediale Vip

Epo, Jennifer Lopez është një 50 vjeçare që bën selfie pa pikë grimi, dhe sërish shkëlqen!!

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:34
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dukej në super formë në selfien e saj të fundit, të shkrepur së bashku me dy fëmijët e vet, ndonëse nuk kishte asnjë pikë make up! Ylli I showbizit dhe ekranit u shfaq fare e thjeshtë në fotografi; as rimel, as qerpikë falso, asnjë grim buzëkuqi apo shkëlqyesi.

Edhe të mendosh që ka mbushur 50 vjec, e ka këtë lloj lëkure!

Por si kujdeset ajo kaq mirë për fytyrën e saj? J.LO thotë se zakonisht mban “ shumë pak make up“ kur nuk punon, dhe përpiqet që të flejë mirë. “I dua nëntë apo dhjetë orë gjumë“, shprehet ajo“.

“Por edhe kur nuk është e mundur kënaqem me tetë, jo më pak. Kam bindjen se bukuria vjen nga brenda: duhet të jenë të gjitha në harmoni, mendja, trupi dhe shpirti. Kur ndjen lumturi brenda teje, rrezaton bukuri jashtë“, thotë Jennifer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat