“Çënari” ia shpreh në shqip dashurinë bashkëshortes së tij, Almeda Abazit - Bota Sot
“Çënari” ia shpreh në shqip dashurinë bashkëshortes së tij, Almeda Abazit

Mediale Vip

“Çënari” ia shpreh në shqip dashurinë bashkëshortes së tij, Almeda Abazit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:06
Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi

Çifti i njohur, Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi janë shumë të pëlqyer dhe të ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.

Ata shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke treguar se si është jeta e tyre në ditët e zakonshme.

Së fundmi, ka qenë Tolagahan ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instragram një fotografi, ku shihet mjaft i lumtur pranë bashkëshortes së vet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

❤️5🧿 te dua shume shpirti im ...

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Duke kujtuar kështu pesë vjetorin e njohjes, aktori turk i njohur për publikun si “Çënari”, nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim në gjuhën shqipe modeles shqiptare, Almeda Abazi.

“Të dua shumë shpirti im”, kanë qenë fjalët e Sayisman në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkohë urimet për përvjetorin e pestë të çiftit kanë qenë të shumta, duke iou dëshiruar atyre edhe shumë vite tjera të lumtura së bashku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat