Arilena bardh e zi, sa ndryshe duket

Mediale Vip

Arilena bardh e zi, sa ndryshe duket

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 06:59
Arilena Ara

Arilena Ara pritet të jetë njëra prej emrave të tjerë që do të marrë pjesë në festivalin e këngës në Radio Televizionin Shqiptar

Kënga e saj në këtë konkurrencë pritet të quaj “Shaj”, e që pritet të jetë po ashtu një konkurrencë e fortë e saj me Elvana Gjatën por edhe Albërie Hadërgjonaj që po ashtu konkurrojnë sivjet në këtë festival.

Arilena në faqen e saj në Instagram ka postuar disa foto bardh e zi, e ku duket tepër me stil e veshur.

Madje ajo ka treguar edhe disa nga vargjet e këngës si: Atë që s’mund ta ndaj, dhe m’bën të ndjehem me faj; Të ulëras. T’ia fal apo ta vras?”, etj.

Kujtojmë se festivali shqiptar i këngës do të mbahet me datat 19 dhe 20 dhjetor dy netët e para kurse nata finale do të mbahet më 22 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat