Kim Kardashian këtë herë e veshur pa asnjë të metë: Modeli më i popullarizuar i pantallonave kështu bartet!

Mediale Vip

Kim Kardashian këtë herë e veshur pa asnjë të metë: Modeli më i popullarizuar i pantallonave kështu bartet!

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:06
Kim Kardashian

Në veshje të këtillë të sofistikuar nuk jemi mësuar ta shohim

Pantallonat nga lateksi këtë sezon sërish janë aktuale, ndërkaq këtij trendi nuk i ka rezistuar as Kim Kardashian.

Edhe pse shpesh në kombinime provokuese, kjo shfaqje e saj na ka befasuar pozitivisht. Me këtë model të pantallonave është shumë e lehtë të bëhet katastrofë mode.

Kur kombinohen, duhet pasur shumë kujdes dhe duhet menduar mirë. Kjo veshje është shembull i shkëlqyeshëm se si bëhet në mënyrën më të mirë.

Nëse, si edhe në këtë rast, një pjesë e gardërobës është mbresëlënëse, të tjerat, sipas rregullit, duhet të jenë të reduktuara.

Trikoja e kuqe me prerje interesante është përshtatur shkëlqyeshëm. Vetë kombinimi i këtyre dy ngjyrave duket shumë i qëlluar dhe elegant.

Kim ka zgjedhur këpucë me taka të larta, mirëpo kjo veshje shkëlqyeshëm do të dukej edhe me këpucë të rrafshëta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat