Cila nga motrat Kardashian nuk është nënë e mirë? E thotë Kendall Jenner

Mediale Vip

Cila nga motrat Kardashian nuk është nënë e mirë? E thotë Kendall Jenner

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 20:18
Familja Kardashian

Në familjen Kardashian-Jenner, e vetmja që nuk ka fëmijë është modelja Kendall Jenner. Motrat e saj janë bërë tashmë nëna dhe po mendojnë akoma të zgjerojnë familjen e tyre. Duke qenë se ajo nuk është bërë ende nënë, e ka më të lehtë t’i vëzhgojë motrat e saj dhe të tregojë se cila prej tyre nuk është një nënë shumë e mirë.

Gjatë një interviste për "Late Late Show", Kendall-t ju drejtua kjo pyetje disi e sikletshme nga këngëtari Harry Styles.

"Ti je një nga pjesëtaret e pakëta të familjes Kardashian-Jenner që s'je bërë nënë. Rendit motrat e tua, nga më e mira tek më e keqja përsa i përket prindërimit",-i ka thënë ai.

Kendall e nisi me një përgjigje diplomatike, duke u shprehur se të gjitha motrat dhe vëllezërit e saj janë prindër të shkëlqyer, por Robi (vëllai) veçonte nga të tjerët, pasi është një baba i shkëlqyer.

Ndërkohë në vend të dytë renditi Khloe-n, pastaj Kim-n të tretën. E katërta ishte Kylie, ndërkohë e fundit sipas Kendall mbeti Kourtney.

Më siguri, kur motrat do të takohen, Kourtney ka diçka për t’i thënë modeles.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat