Brad Pitt hedh poshtë thashethemet për lidhjet: Asgjë nuk është e vërtetë

Mediale Vip

Brad Pitt hedh poshtë thashethemet për lidhjet: Asgjë nuk është e vërtetë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 22:31
Brad Pitt

Për herë të parë Brad Pitt iu është adresuar jetës së tij private.

Në një intervistë për New York Times Magazine, aktori zbuloi se ndaloi së kushtuari vëmendje shtypit për veten e tij rreth 15 vite më parë.

“Kam ndaluar së lexuari shtypin që nga viti 2004,"- tha 55-vjeçari. “Jo vetëm komentet. E kam fjalën për çdo revistë në zyrën e mjekut. Media do më informonte për zgjedhjet e mia në punë, jetë dhe nuk mu duk ndonjë gjë e dobishme. Nuk dal nga rruga ime për ta shmangur, thjesht nuk e kërkoj.”

Ylli i Hollywood shtoi se: “Nuk e di sesa gra kanë thënë që unë jam në një marrëdhënie përgjatë 2 ose 3 viteve të fundit. Por asnjë prej tyre nuk është e vërtetë.”

Pitt gjithashtu tha se ndaloi së fshehuri nga mediat dhe vendosi të shikojë jetën e tij.

“Kam shpenzuar pjesën më të madhe të viteve '90 duke u fshehur dhe duke pirë duhanin. Nuk më pëlqente gjithë ajo vëmendje. Pastaj arrita në një moment kur isha i vetëdijshëm se po burgosja veten time. Tani shoh jashtë dhe jetoj jetën time dhe përgjithësisht njerëzit janë shumë të lezetshëm. Pasi pushova së fshehuri, pasi u ktheva në botë, kuptova se ju keni aftësinë të bëni dikë të ndjehet mirë për një moment,"- u shpreh Brad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat