Aktorja dhe modelja e njohur i konfuzojnë të gjithë, janë apo jo në një lidhje dashurie?

Mediale Vip

Aktorja dhe modelja e njohur i konfuzojnë të gjithë, janë apo jo në një lidhje dashurie?

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 06:35
Cara Delevingne dhe Ashley Benson

Modelja e njohur, Cara Delevingne i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social të ‘Twitter’. Ajo ka publikar një status në të cilin pohonte se i kishte dhënë fund lidhjes disa vjeçare me aktoren Ashley Benson.

“Unë dhe Ashley u ndamë”, shkruhej në adresën e Delevingne, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat. Shumë prej tyre pyesnin se çfarë i shtyu vajzat drejt këtij vendimi, pasi kanë pohuar publikisht se janë mjaft të dashuruara.

Pas këtij momenti një ndjekës ka pyetur Benson nëse ky lajm është i vertetë dhe ajo u përgjigj duke thënë se jo.

Burime ekskluzive kanë treguar për mediat rozë të huaja se llogaria në ‘Twitter’ e modeles, Cara ishte vjedhur nga përdorues të tjerë.

Kujtojmë se Ashley dhe Cara kanë vendosur të jetojnë bashkë pasi konfirmuan për të gjithë raportin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat